Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike në Europë

Nga Ideal Gola
27 Dhjetor 2025, 09:53 | Politikë

Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i votimit në 25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike në Evropë.

“Ju njoftoj se në orën 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka nisur procesi i votimit në konsullatën e Kosovës në Stamboll, ndërsa në orën 07:00 sipas kohës lokale në Kosovë, votimit ka nisur edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Evropë”, njoftoi Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Ndërkohë procesi i votimit në SHBA në ambasadën në Uashington dhe konsullatën në Nju Jork dhe në Kandada, në ambasadën në Otavë dhe konsullatën e Torontos, votimi nis në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Zgjedhjet në Kosovë, nis procesi i votimit në 25

Procesi i votimit ka filluar dhe po zhvillohet në këto përfaqësi diplomatike: në Gjermani në ambasadën në Berlin, në konsullatat në Frankfurt, Hamburg, Mynih, Shtutgart dhe Dyseldorf; në Zvicër në ambasadën në Bernë dhe konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih; në Mbretërinë e Bashkuar, votimit ka filluar në ambasadën në Londër; në Francë votimi është duke u zhvilluar në ambasadën në Paris dhe konsullatën e Strasburgut; në Belgjikë, votimit po vazhdon në ambasadën në Bruksel; në Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë është duke u zhvilluar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës të vendosura në këto vende; në Itali, votimi po vazhdon në ambasadën në Romë dhe konsullatën e Milanos dhe në Turqi, në konsullatën në Stamboll po vazhdon votimi; në ambasadën e Kosovës në Zagreb po vazhdon votimi; në Holandë në përfaqësinë diplomatike atje po vazhdon votimit si dhe në Pragë dhe Budapest.

Të drejtë vote në këtë proces kanë 19,187 votues të regjistruar për votim fizik jashtë vendit. Procesi organizohet në 18 shtete të botës dhe 29 përfaqësi diplomatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos