Raporti për Kosovën në OKB, Vjosa Osmani përballet sot me Vuçiç në arenën globale

Nga Xhevahir Qardaku
22 Prill 2024, 10:29 | Politikë

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit në seancën e cila mbahet sot. Aty do të diskutohet raporti i UNMIK-ut.

Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi dhe për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara. Nga ana tjetër, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos