"Shtet financues i terrorizmit", 79 vota pro, PS miraton rezolutën për Iranin

Nga Fjorela Beleshi
17 Mars 2026, 14:28 | Politikë

Zyrtarisht, Shqipëria e shpalli Iranin si shtet financues të terrorizmit. Pas kërkesës së kryeministrit Rama, Parlamenti miratoi vetëm me deputetë e PS dhe të PSD rezolutën e depozituar nga socialistët duke dënuar sulmet e Iranit në Lindjen e Mesme si dhe sulmet kibernetike në Shqipëri që prej 2022.

Kjo nisëm sipas mazhorancës është e koordinuar me linjën e politikës së SHBA dhe BE. Seanca kishte një pikë të vetme në rendin e ditës dhe u bojkotua nga Partia Demokratike, me arsyetimin se Kryetari i Kuvendit kishte shkelur rregulloren duke thirrur një mbledhje plenare jashtë parashikimeve të Konferencës së Kryetarëve.

Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe qeverinë e Iranit si një regjim diktatorial e “shpalli” edhe Sali Berisha me anë të një deklarate, jo nga salla e Parlamentit por nga Selia e PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos