Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme të enjten me kërkesë të opozitës për tenderët njëburimorë të dhënë nga Qeveria. Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha për A2CNN se synon krijimin e një komisioni hetimor.
Për tenderët një burimorë, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, është shprehur se këto kontrata janë burim i korrupsionit dhe e dëmtojnë buxhetin.
Është jashtëzakonisht shumë shqetësuese. Si GP i PDK-së kemi paralajmëruar formimin e një komisioni hetimor. Numri i këtyre kontratave është jashtëzakonisht i madh.
Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka deklaruar se partitë s’u dakorduan për një seancë të rregullt.
Rezultatet nga ky debat parlamentar të plotësuara dhe me një proces hetimor nga komisioni i Kuvendit, pritet të jenë pjesë e një dosje që opozita do ta dërgojë në gjykatë, në adresë të qeverisë Kurti. (A2 Televizion)