Thellohen raportet Kosovë-Sllovaki

Nga A2 CNN
14 Qershor 2024, 12:00 | Politikë

Në Prishtinë është mbajtur një event për të shënuar thellimin e raporteve mes Kosovës dhe Sllovakisë. Kryeministri Albin Kurti në ekspozitën “Arti përmes këndit të një diplomati”, shprehu falënderimet e tij për shefin e zyrës ndërlidhëse të Bratislavës në Prishtinë. Kurse zyrtari Kostilnik kërkoi zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ka qenë privilegj dhe kënaqësi të kem mundësi të bëja disa biseda të gjata dhe dhjetëra të shkurtra. Kur diskutuam se si marrëdhënia bilaterale mes Kosovës dhe Sllovakisë, por edhe për kontinentin tonë, Evropa dhe Bashkimi Evropian kanë projektin më të rëndësishëm të paqes dhe prosperitetit qe nga Lufta e Dytë Botërore, dhe më pëlqejnë shumë diskutimet dhe bisedat e gjata. Ju uroj gjithë të mirat në detyrat e ardhshme dhe ju falënderoj për të gjitha përpjekjet dhe kontributin në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë”, tha Albin Kurti.

“Marrëveshja e Brukselit dhe plani i saj tashmë i zbatimit është më e mira që mund të negocionim. Besoj se nëse e marrim përkufizimin e politikës si arti i të arritshmes, marrëveshja është më e mira që mund të arrijmë, apo jo? Sepse po, të dyja palët mund të skicojnë një marrëveshje më të mirë për veten e tyre, por ne kemi nevojë për pëlqimin e palës tjetër. Një tjetër gjë, një pikë tjetër në këtë drejtim, është se meqenëse të dyja palët disi hezitojnë ta zbatojnë, besoj se kemi pajtim për të mirat.” Dhe nga pikëpamja e kohës kur marrim parasysh vitin 2013, i cili ka filluar zbatimin në vitin 2015, ne jemi ende në një rrugë të mirë, padyshim që nuk ka alternativë më të mirë se zbatimi”, tha Rastislav Kostilnik, shef i zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos