Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.
KQZ sakaq ka publikuar rezultatet e 19 nga 43 vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 23:48 në faqen e KQZ-së, janë numëruar 49.19% e kutive.
Nga këto numërime Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 81.89% të votave, LDK 7.21%, PDK 5.75%, AAK-Nisma 1.54% dhe Koalicioni për Familjen ka marrë 1.07%. (A2 Televizion)