Vendimi i Hagës për krerët e UÇK-së, Grenell kundër Marta Kosit: Kjo nuk është drejtësi

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 18:36 | Politikë

Vendimi i Hagës për krerët e UÇK-së, Grenell

Richard Grenell ka reaguar pas deklaratës së përfaqësueses së Bashkimit Evropian, Marta Kos, lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Marta Kos tha se vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe theksoi se Dhomat e Specializuara janë një gjykatë e pavarur. Ajo kujtoi gjithashtu se të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin.

Pas kësaj deklarate, Richard Grenell shprehu një qëndrim të kundërt.

Në një postim në platformën X, Grenell shkroi se nuk e konsideron procesin si drejtësi.

"Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t'i reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave.

Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë", shkroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos