Vendimi për dinarin dhe Banjska, zbardhet takimi Kurti-Escobar

Nga Tomorr Avdia
15 Mars 2024, 10:21 | Politikë

Vendimi për dinarin dhe Banjska, zbardhet takimi Kurti-Escobar

Sukses të përbashkët me SHBA-në, e ka vlerësuar takimin e mbrëmshëm me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadorin Jeffery Hovenier Escobarin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas zyrës së shefit, qeverisë thuhet se duke kujtuar takimin e fundit që kishin së bashku nga tetori i vitit të kaluar, kryeministri e falënderoi Escobarin për vizitën dhe foli për zhvillimet që kanë shënuar këta pesë muaj.

“Kryeministri e falënderoi Escobar për rolin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tha se sukseset e Kosovës dhe të popullit të saj janë suksese të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ndërkaq, në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore, ZKM thotë se Kurti pati diskutim përmbajtjesor e të fokusuar në adresimin e shqetësimeve të përbashkëta.

“Kurse sa i përket vendimit të Bankës Qendrore është vendim i një institucioni të pavarur dhe profesional. Për shkak të ndikimit të rregullores në komunitetin serb të Kosovës, qeveria ka bërë veprime për të siguruar që tranzicioni të jetë i shpejtë dhe i lehtë për qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb”.

Në njoftim më pas thuhet se “në këtë drejtim kryeministri theksoi edhe propozimet që janë prezantuar për periudhën tranzitore dhe ofroi bashkëpunimin në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë.

Kryeministri Kurti, gjithashtu, tha se sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, duhet dënuar.

“Sulmi është vazhdimësi e kërcënimeve të Serbisë ndaj sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë ku mbet i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërkohë që kryesitë e këtij sulmi ende janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos