“Vendimi për dinarin katastrofal”, Escobar nis takimet në Prishtinë

Nga Tomorr Avdia
13 Mars 2024, 09:04 | Politikë

“Vendimi për dinarin katastrofal”, Escobar nis takimet në

I dërguari amerikan për Ballkanin Escobar, ka thënë se vizita e tij në Prishtinë do të jetë e fokusuar tek efektet dhe te gjetja e një zgjidhjeje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ndalimin e dinarit dhe trasnfereve nga Serbia.

Ai ka thënë se pas kësaj do të udhëtojë në Vjenë dhe në Mal të Zi, dhe më pas do të kthehet në Uashington. Escobar ka thënë se pas kthimit në SHBA, shpreson që do të ketë një diskutim in-person të QUINT-it në Uashington për të gjitha çështjet lidhur me rajonin..

Në një konferencë për media dje para udhëtimit të tij në Prishtinë, ai ka  folur për dinarin. Escobar ka thënë se SHBA-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai ka theksuar se SHBA-ja s’po e konteston legjitimitetin e vendimit, por për mënyrën dhe shpejtësinë se si është implementuar.

Emisari amerikan ka thënë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal” .

“Jemi duke dëgjuar shumë raportime për vështirësitë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë parasysh, t’i marrë këto shqetësime të komunitetit ndërkombëtar seriozisht. Ne s’po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por me shpejtësinë që po implementohet. Qeveria s’ka dhënë mënyrë alternative”, ka deklaruar ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos