Vetëvendosje hap zyrën elektorale në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 11:56 | Politikë

Vetëvendosje hap zyrën elektorale në Çarshinë e

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë së kësaj lëvizjeje në Maqedoninë e Veriut është vlerësuar nga zyrtaret e lartë të kësaj partie në Shkup.

Qëllimi i hapjes së zyrës elektorale është që tregojnë rritjen e mbështetjes dhe përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë rajon, ku ka një numër të konsiderueshëm simpatizantësh dhe aktivistësh, shkruan A2.

Hapja e zyrës në Çarshinë e Vjetër është një hap konkret për të intensifikuar veprimtarinë politike dhe për të sjellë më shumë angazhim qytetar për çështje të rëndësishme për komunitetin.

Në Maqedoninë e Veriut, janë disa mijëra qytetarë me shtetësi të dyfishtë, të cilët me votën e tyre mund të "ndikojnë" drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtare të procesit të votimit të 9 shkurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos