
Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar presidentes aktuale Vjosa Osmani 30 nënshkrime për të rikandiduar, por ajo nuk ka pranuar. Kështu njoftoi Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Nga Presidenca kanë reaguar duke e quajtur këtë deklaratë si gënjeshtër. Mirëpo Lëvizja Vetëvendosje ka garantuar se do të japë nënshkrimet për Osmanin. Vetëvendosja nuk ka sqaruar nëse do ta mbështesë me votë përballë Konjufcës, ose nëse kandidatura e Konjufcës do të tërhiqet. (A2 Televizion)