Vetëvendosje, koalicion me 3 parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 09:31 | Politikë

Vetëvendosje, koalicion me 3 parti të tjera në zgjedhjet e

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit si koalicion së bashku me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane, njëjtë siç kishte vepruar më 28 dhjetor.

Përpos këtij koalicioni të partive shqiptare, KQZ është njoftuar edhe për formimin e koalicionit mes partive nga minoriteti boshnjak Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, njohur si Koalicija VAKAT dhe koalicioni tjetër nga minoriteti ashkali, mes Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim nën siglën Ashkalitë e Bashkuar.

Gjithsej, në zgjedhjet e qershorit do të jenë 3 koalicione me 9 parti politike, shkruan A2.

Po ashtu, 22 parti të tjera kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje përfshirë edhe Partinë Socialdemokrate, një grumbullim i ish-partiakëve të Albin Kurtit të cilët ishin larguar nga Lëvizja Vetëvendosje vite më parë dhe që udhëhiqen nga Dardan Molliqaj.

Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës. 

Ndërsa 9 parti politike, përfshirë Nismën e Fatmir Limajt dhe AKR që është themeluar nga Behxhet Pacolli kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo nuk ju pengon atyre që të përfshihen në listën e ndonjë patie tjetër dhe të garojnë më 7 qershor si kandidatë për deputetë me dikë tjetër.

Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; 8. Aleanca Kosova e Re; dhe 9. Nisma Socialdemokrate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos