Kurti prezanton kabinetin: Krahu i djathtë Konjufca e Gërvalla! Maqedonci ruan Mbrojtjen, Zveçla punët e Brendshme

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 15:34 | Politikë

Kurti prezanton kabinetin: Krahu i djathtë Konjufca e Gërvalla!

Pasi prezantoi programin qeverisës kryeministri Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar. Kështu zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca, ndërsa ministre e drejtësisë do të jetë Donika Gërvalla.

Postin e ministrit të Financave do ta mbajë Hekuran Murati, ndërsa Ejup Maqedonci do të mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes.

Kabineti i prezantuar qeveritar:

Kryeministër Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka

Ministër i Financave, Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos