Pak orë pas konstituimit, Kuvendi i Kosovës votëbesoi edhe qeverinë e re të Albin Kurtit, me 20 ministra, tre prej të cilëve edhe zëvendëskryeministra, si Glauk Konjufca, që mban Punët e Jashtme dhe Diasporën, Donika Gërvalla, Drejtësinë, dhe Fikrim Damka, për çështjen e Pakicave dhe Bashkëpunimin.
Mes kabinetit qeveritar është edhe Andin Hoti, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, shkruan A2.
Që në nisje të fjalës, Albin Kurti tregoi ankthin e parë të qytetarëve, të qeverisë dhe gjithë Kosovës, e cila sytë i ka nga Gjykata Speciale. Një pjesë të mirë të fjalës ia mori lufta çlirimtare dhe nje kërkesë e posaçme do t’i bëhet Serbisë.
Familja përbën boshtin e vizionit të qeverisjes. Vetingu në drejtësi, sfidim i pasurive të paligjshme dhe lufta ndaj krimit edhe me organe të specializuara mbeten prioritet.
Një sfidë e paadresuar me BE-në prej vitit 2022 është aty: statusi i vendit kandidat.
Diplomacia që tashmë drejtohet nga Glauk Konjufca do të përqendohet tek vendet mosnjohëse, fillimisht ato në BE dhe në NATO. (A2 Televizion)