Vjosa Osmani i kthen Albin Kurtit dy ligje

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 18:31 | Politikë

Vjosa Osmani i kthen Albin Kurtit dy ligje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një komunikate të Presidencës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë. Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse”, thuhet në njoftimin për mediet./KosovaPress/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos