Kosovë-Maqedoni e Veriut, sot mbledhja e përbashkët e qeverive në Prishtinë

Nga Tomorr Avdia
18 Nëntor 2024, 09:26 | Politikë

Kosovë-Maqedoni e Veriut, sot mbledhja e përbashkët e qeverive

Mbahet sot në Prishtinë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive si dhe shpejtimi i zbatimit të atyre marrëveshjeve që janë dakorduar gjatë takimi në vitin 2021.

Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët.

Në 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral mes dy delegacionve.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit.

Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos