Zgjedhjet në Kosovë, hidhet shorti për renditjen e partive

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 09:28 | Politikë

Zgjedhjet në Kosovë, hidhet shorti për renditjen e partive

Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin sot numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar ditën se shorti do të hidhet sot në orën 11:00.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka njoftuar Elezi.

Sipas Elezit tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe transparencë të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos