Partitë politike në Kosovë kanë vetëm një javë afat për të regjistruar koalicionet të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 dhjetorit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi njofton se çdo parti politike ka detyrimin të njoftojë brenda afateve për mënyrën e hyrjes në garë.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë. Afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 30 nëntor 2025”, ka thënë Elezi. (A2 Televizion)
