KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2025, 17:46 | Politikë

KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme

28 dhjetori është dita e katërt zgjedhore brenda 2025, të cilën do ta organizojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky institucion do të ketë në dispozicion 37 ditë për të organizuar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale më 12 tetor dhe 9 nëntor, qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të katërt brenda një viti, raporton KosovaPress.

Ky është një rekord i ri jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por edhe shtetin e Kosovës, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur për KosovaPress, pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga presidentja e Kosovës.

Ai ka thënë se organizimi i një procesi të ri zgjedhor përbën sfidë, por KQZ mbetet e përkushtuar të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

Elezi ka treguar se ndër nga vendimet e para që KQZ do të ndërmarrë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme është ndryshimi i afateve kohore dhe përshtatja e tyre me ditët e përgjithshme në dispozicion.

Sipas KQZ-së, ky institucion nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, por kërkesën buxhetore do ta përcjellin për miratim në Qeverinë e Kosovë, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën kur zgjedhjet. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos