
Ditën e sotme në Kosovë po mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat do të vendosin më pas edhe përbërjen e Ekzekutivit të ri.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 17.84%, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Ranillugu prin me pjesëmarrjen më të lartë prej 33.28%, ndërsa Leposaviqi ka pjesëmarrjen më të ulët me 1.57%.
Gjithashtu bëhet e ditur se në kryeqytetin e vendit, Prishtinë, deri në këtë orë kanë votuar 21.51% e qytetarëve me të drejtë vote.
Kujtojmë se këto zgjedhje parlamentare në Kosovë vijnë në një kohë të shkurtër, pasi zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti nuk arritën të prodhonin një shumicë të konsoliduar parlamentare për formimin e qeverisë së re. (A2 Televizion)