
Ka shkuar në 28% pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare që po mbahen ditën e sotme në Kosovë.
Në informacionet e përcjella nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë, deri më tani kanë votuar 564 mijë qytetarë, nga rreth 2 milionë votues në total.

Këto zgjedhje janë tejet përcaktuese për Kosovën, pasi do të vendoset nëse do i jepet fund krizës politike që ka përfshirë vendin prej disa muajsh, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, nuk arritën të prodhojnë një shumicë për formimin e qeverisë së re. (A2 Televizion)