Zgjedhjet në Veri, miratohet fletëvotimi, shtyhet regjistrimi i votuesve jashtë vendit

Nga Tomorr Avdia
3 Prill 2024, 20:19 | Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu deri në datën 5 prill afatin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës. Afati përfundonte sot por duke parë interesin e ulët të emigrantëve që votojnë nga jashtë territorit të Kosovës, u pa e udhës që t’u jepet edhe disa ditë kohë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin referendum për 4 komunat në Veri. Deri sot janë regjistruar vetëm dy qytetarë nga jashtë Kosovës si votues.

Ndërkohë që fleta e votimit është miratuar përfundimisht në, mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku konkretisht është përcaktuar se votuesve në katër komunat veriore do iu parashtrohet kjo pyetje: “A pajtoheni që kryetari aktual, të largohet nga funksioni i kryetarit të komunës?”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos