“President Lumiri ose unë!”, Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 10:39 | Kosova

“President Lumiri ose unë!”, Haziri tërheq

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tërhoqi deklaratat e mëhershme të bëra për Radion Evropa e Lirë lidhur me postin e presidentit.

Në një prononcim të mërkurën, ai tha se LDK mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj, në rast se Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, i ofron postin e presidentit të vendit në një marrëveshje eventuale.

Por sipas tij, votat e partisë do të unifikoheshin në rast se emri I propozuar për president do të ishte ai I Lumir Abdixhikut, ose vetë atij, Lutfi Hazirit.

Ai sugjeroi se nuk do të kishte unitet për Vjosa Osmani,  pavarësisht se partia garoi ne zgjedhje me emrin e saj për presidente. Por pas publikimit të këtij lajmi Haziri shkroi në Facebook se “asgjë s’ka ndryshuar” dhe se nominimi i Vjosa Osmanit për presidente “mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së”.

Ai tha se, “në kuadër të debatit paszgjedhor”, në emër të LDK-së ka paraqitur parime gjithëpërfshirëse dhe modalitete për bashkëpunim të mundshëm, me qëllim krijimin e stabilitetit politik dhe institucional. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos