Zgjedhja e Presidentit të ri, Kurti: Të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 12:05 | Kosova

Zgjedhja e Presidentit të ri, Kurti: Të gatshëm për

Kryeministri Albin Kurti u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitën për shkak të asaj kërkese të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para më shumë se një dekade, që kërkohen 80 deputetë t’i kenë votat e tyre të fshehta në kuti. Jemi të gatshëm, jemi të vullnetshëm, jemi të interesuar për komunikim dhe bashkëpunim por kjo nuk është asgjë e re nga ana jonë”, tha Kurti.

Kreu i qeverisë u shpreh optimist në mbarëvajtjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë. 

 “Jemi ende duke pritur numërimin e votave. Votat janë ende duke ardhur dhe duke u numëruar. Me rastin e përmbylljes së numërimit të votave ne do të mund të fillojmë të bisedojmë për hapat e ardhshëm. Duhet ta keni parasysh atë që është evidente përsëri, që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e padiskutueshme bashkë me partnerët tanë të koalicionit parazgjedhor. Ne do të jemi bartës të themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”, ka deklaruar ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos