Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 08:37 | Kosova

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave paraprake të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani është numëruar rreth 4% e votave nga diaspora.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një mandat shtesë, duke e çuar përfaqësimin e saj në 49 deputetë në Kuvend, shkruan A2CNN. 

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës humbet një ulëse, duke zbritur në 19 mandate parlamentare.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ruan 24 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të mbajë 8 ulëse në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos