Prokuroria Speciale nuk ka skenar për Kurtin, kryeprokurori: Askush nuk është intervistuar në zyrën e kryeministrit

Nga Tomorr Avdia
30 Dhjetor 2024, 20:09 | Kosova

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isfaj, në një dalje për media, ka  prezantuar aktivitetet për vitin 2024. Por lidhur me debatin që është duke zhvilluar, për  ftesën që ka marrë kryeministri Kurti, për tu intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, ai ka kundërshtua që ta bëjë një gjë të tillë gjere tani, duke deklaruar "se i pret në zyrë prokurort, duke e akuzuar Prokurorin se po bën "drejtësi selektive".

Prokurori i shtetit, Blerim Isufaj, ka thënë "se deklarimet e qeverisë janë deklarata denigruese dhe fyerjet publike ndaj prokurorëveve dhe institucioneve të prokurorisë minojnë integritetin, cenojnë edhe besimin e publikut dhe sundimin e ligjit".

Kurse lidhur me hetimet për rastin e sulmit terrorist të 29 nëntorit, i pyetur nga A2 CNN, se deri ku kanë shkuar hetimet, a janë të përfshirë anëtarë nga “Brigada e Veriut” apo organizatat e tjera ekstremiste serbe.

Sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe të akuzave ndaj zyrtarëve të profilit të lartë, Kryeprokurori Isufaj tha se nuk ka asnjë kompromis përballë drejtësisë.

Organi i akuzës vlerëson se viti që po lëmë pas ka qenë sfidues, por dhe me të arritura. Duke luftuar korrupsionin dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, kjo është motoja kryesore e Prokurorisë Speciale të Kosovës në përputhje me rekomandimet dhe standardet ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos