Shtimi i sigurisë, batalioni italian zbarkon në Kosovë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 22:17 | Aktualitet

Shtimi i sigurisë, batalioni italian zbarkon në Kosovë

NATO vijon të përmbushë angazhimin e saj të deklaruar kohët e fundit se do të shtojë trupat e saj në Kosovë, për të garantuar sigurinë.

Gjatë ditës së martë, në aeroportin e Prishtinës ka mbërritur dhe një batalion italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO si pjesë e misionit paqeruajtës.

“Më 5 dhjetor 2023, batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s është vendosur në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO KFOR. KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosova.” - thuhet në njoftimin e KFOR-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos