Dy serbë janë shoqëruar në komisariat ditën e sotme në pranë urës në Mitrovicë të Veriut.
Siç bëjnë të ditur autoritetet në vend, ditën e sotme, rreth orës 11:00, disa persona të nacionalitetit serb nisën të pengonin punonjësit e kontraktuar për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste.
Të arrestuarit janë Aleksandar Arsenijeviç dhe Stefan Vellkoviç nga Partia Demokracia Serbe. Pasi ata u vunë në pranga, një grup mbeshtësish protestuan në Stacionin Policor në Veri të Mitrovicës.
Personat në fjalë, të cilët tashmë janë liruar, janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, por ata kanë vijuar të mos lejojnë realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione. (A2 Televizion)