Pse nuk ka aktakuzë për Banjskën? Politika dhe institucionet e drejtësisë nën presion

Nga Tomorr Avdia
1 Gusht 2024, 19:54 | Kosova

Çështja e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, po vë nën presion politikën dhe institucionet e drejtesise në Kosovë. Pas presidentes Vjosa Osmani e cila të mërkurën kritikoi institucionet për mungesën e një aktakuze ndaj organizatorit të sulmit terrorist, Milan Radoicic, edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpreh të njëjtin qëndrim.

Ajo thotë se është e habitshme që ende nuk ka një aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit.

Kurse ish-avokati popullit Ilmi Jashari, ekspert i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, thotë për A2 CNN, "se rasti i sulmit terrorist të 24 shtatorit, është mjaft kompleks, dhe kjo ndoshta ka bërë që prokuroria të marrë më shumë kohë për hetimet e rrjedhimisht ngritjen e akuzave.

Ilmi Jashari, ish-avokati i popullit thotë se presioni ndaj institucioni është i madh, për dy arsye. Sakaq, eksperti i çeshtjeve penale, Arbër Jashari, ankesën e bërë nga presidentja Osmani, e vlerëson si të drejtë, megjithatë këmbengul se drejtësia ka kohën e vet, dhe nuk mund ti bëhet presion.

Arbër Jashari Prokuroria Speciale e Kosovës, ende nuk ka ngritur aktakuzë, ndonëse përgjegjësinë për organizimin e grupit që kreu sulmin e ka marrë Milan Radoiçi, i cili ndodhet në Serbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos