Mundësia e hapjes së urës së Ibrit, e cila ndan Mitrovicën e Jugut me atë të veriut është kthyer në objekt debati në Kosovë.
Ishte zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani i cili për mediat në vend tha se ura do të hapej shumë shpejt dhe se po diskutonin me eprorët mbi mënyrë se si do të bëhej diçka e tilla.
“Mendoj se në pikëpyetje është vetëm koha se kur do të hapet dhe si do të hapet…”- u shpreh Elshani për Tëvë 1.
Lidhur më çështjen ka reagur edhe Brukseli, i cili theksoi se çdo vendim lidhur me urën e Ibrit duhet të bëhet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. (A2 Televizion)