
Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar përmes një postimi në “X” kryeministrin në detyrë Albin Kurti për fitoren në zgjedhje, shkruan A2CNN.
Megjithatë ajo thekson se partitë politike në Kosovë duhet të gjejnë kompromis dhe të bashkëpunojnë për të siguruar stabilitet institucional pas zgjedhjeve.
“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe veçanërisht për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”, ka shkruar Kos.
“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional”, vijon ajo.
Komisionerja evropiane ka bërë të ditur gjithashtu se pret të vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt për të avancuar punën në procesin e integrimit evropian dhe në kuadër të zbatimit të Planit të Rritjes Ekonomike.
(A2 Televizion)