Vrasja e Liridona Ademajt, mbahet sot gjyqi! Familja kërkon zhvarrosjen e të resë: Të prehet në vendlindjen e saj, jo të burrit

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 09:25 | Kronikë

Vrasja e Liridona Ademajt, mbahet sot gjyqi! Familja kërkon zhvarrosjen e

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbahet sot  seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dhe bashkëpunëtorëve Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

I pranishëm ka qenë edhe vëllai i Ademajt. Ky i fundit ka tentuar që të dorëzojë kërkesën për zhvarrimin e trupit të motrës së tij. Kjo pasi viktima është varrosur në vendlindjen e burrit, e ndërsa pas zbulimit se Naim Murseli organizoi vrasjen e saj, familja kërkon që e reja të varroset në vendlindjen e saj.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile. Ndërkohë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, do të organizojnë një aksion simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore.

30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademajt. Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të marrë edhe 15 mijë euro të tjera.

Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos