Zbulohet data, ja kur do merret vendimi nga Haga për Thaçin dhe Veselin

Nga Erjon Dervishi
1 Korrik 2026, 19:40 | Kosova


Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – do të shpallet më 16 shtator të këtij viti.

Në një njoftim për media, gjykata tha se trupi gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit më 16 shtator 2026, në orën 10:00.

“Trupi gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për këshillime është zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjet nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim.

Trupi gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin, por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai vendosi ta shtynte këtë afat deri më 20 korrik 2026. Tani është caktuar përfundimisht data 16 shtator për shpalljen e aktgjykimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos