Zjarri te Mjekësia Ligjore, opozita pyet qeverinë: A janë djegur mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit?

Nga Xhevahir Qardaku
23 Nëntor 2023, 14:56 | Kosova

Një përplasje e ashpër verbale është shënuar mes deputetëve të opozitës dhe qeverisë në kuvendin e Kosovës. PDK dhe LDK kërkuan sqarime për zjarrin e rënë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ministrja e drejtësisë u përgjigj duke thënë se nuk janë prekur mbetjet e heronjve kombëtar, Adem Jashari dhe Isa Boletini.

A është e vërtetë që mbetjet mortore të trupit të heroit tonë kombëtar Isa Boletini janë djegur. A është e vërtetë që mustaqet e komandantit legjendar, Adem Jashari, janë djegur. Çfarë raporte dhe çfarë ekspertiza për vrasje të dyshimta janë zhdukur nga kjo djegie. Dhe në anën tjetër asnjëherë nuk e kemi parë një raport të qartë se çka ndodhi me mostrat e rastit Dehari. Pra tani e tutje e kemi parë një heshtje, një qetësi absolute nga Lëvizja Vetëvendosje, duke mos u trajtuar asnjëherë çështjen e rastit Dehari. Pra, ju keni pritur për tri vite sa keni qenë në pushtet për ta trajtuar një çështje të tillë. Dhe sot kur po flasim si Grup Parlamentar i PDK-së do t’i propozojmë Kuvendit të Kosovës një komision hetimor, i cili do të hetojë dëmet të cilat ka shkaktuar ky zjarr i fundit në IML.

ABELARD TAHIRI, DEPUTET I PDK

Ndodh për herë të dytë djegia e këtij instituti dhe po ashtu nëse e marrim dhe e shohim qëndrimet e ministres së Drejtësisë, kjo situatë merr përmasa kriminale. Pra ministrja e Drejtësisë deklaron publikisht se nuk ka dëmtim të arkivës, nuk ka dëmtim të mostrave mortore që mbahen në këtë Institut dhe ndërkohë në media raportohet dhe rezulton se jo që ka dëmtim të arkivës, jo vetëm që ka dëmtim të mostrave, por ka dëmtim të mbetje mortore të komandantit legjendar Adem Jashari, ka dëmtim të mostrave të komandantit tjetër Isa Boletini, e mos të flasim për raste të qytetarëve të tjerë, të cilat mund të kenë dhe përmbajtje të qëllimshme për zhdukjen e rasteve kriminale.

ARBEN GASHI, DEPUTET I LDK

Sa i përket mustaqeve dhe gishtit të Isa Boletinit, siç është përmendur në media, ato nuk kanë qenë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë në vitin 2000, familjet dhe Jashari ja kanë dhënë njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore. Pra, familjet ja kanë dhënë atij dhe personi i ka mbajtur në zyre, po ta dija unë mendoj që do të duhej që ato t’i mbante shteti. Unë s’kam pasur informacione që kanë qenë në zyrën e njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore.” 

ALBULENA HAXHIU, MINISTRE E DREJTËSISË (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos