Raketa godet shkollën në Ukrainë, vriten dy mësues

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 09:15 | Bota

Raketat nuk po kursejnë as shkollat e madje edhe spitalet në Ukrainë pas sulmeve të fundit të Rusisë.

Raketat kanë rëndë mëngjesin e së premtes në një shkollë në Gorlovka, në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, duke vrarë dy mësues, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Ivan Prikhodko. Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, ministri ukrainas i Shëndetësisë ka bërë të ditur se forcat ruse kanë sulmuar edhe spitalin në Donetsk duke shkaktuar disa viktima, mes të cilëve, sipas tij, kishte edhe mjekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos