Piloti veteran Stephane Peterhansel festoi triumfin e 14 në Rally Dakar. Francezi vazhdon të rrisë rekordin e titujve, nga të cilët tetë janë në kategorinë e makinave.
Triumfi i parë i Peterhansel daton në vitin 1991, në kategorinë e motorëve, ku pas pesë titujve të tjerë mbi dy rrota, kaloi në garat me makina. Me këtë triumf, ai bëhet edhe piloti i parë që fiton Rally Dakar në tre kontinente. Nga Afrika, në Amerikën Jugore dhe tashmë në Arabinë Saudite.
Piloti veteran Stephane Peterhansel festoi triumfin e 14-të në Rally Dakar Këtë vit, gara u zhvendos në Arabinë Saudite Fundi i Rally Dakar regjistroi edhe një ngjarje sa qesharake, aq edhe të padëgjuar Pas një debati gjatë garimit piloti Ricardo Ramilo vendosi të braktiste në mes të shkretëtirës ndihmëspilotin, Xavi Blanco. Xavi Blanco Ramilo u dënua nga skuadra dhe u skualifikua nga organizatorët Pamje nga garat Pamje nga garat Pamje nga garat Pamje nga garat
Benavides me Honda fitoi titullin kampion për motorë, Manuel Andujar triumfoi në kategorinë e kuadit, ose ndryshe motorët me katër rrota, ndërsa rusi Dmitry Sotnikov triumfoi në kategorinë për kamionë.
Fundi i Rally Dakar regjistroi edhe një ngjarje sa qesharake, aq edhe të padëgjuar. Pas një debati gjatë garimit Ricardo Ramilo, piloti i skuadrës Buggy Masters vendosi të braktiste në mes të shkretëtirës ndihmës/pilotin, Xavi Blanco.
Fatmirësisht, me ndihmën e një telefoni satelitor, situata u zgjidh pa pasoja, ndërsa piloti debutes, Ramilo u dënua nga skuadra dhe u skualifikua nga organizatorët, sepse kreu manovër të parregullt dhe nuk e përfundoi etapën në praninë e ndihmës/ pilotit, ashtu siç e parashikon rregullorja. (A2 Televizion)