
Kryeministri Edi Rama sqaroi në Facebook se “të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut”.
“Orari 05.00 - 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore”, shkruan Rama në rrjetin social.
“Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore”, shtoi Rama. (A2 Televizion)