Rama-Bashës: E ke bërë partinë leckë, dil dhe fol vetë për akuzat! Përgjigjet kryedemokrati

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 21:31 | Politikë
Rama-Bashës: E ke bërë partinë leckë, dil dhe fol

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila mohonte akuzat e bëra ndaj kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me përfshirjen e tij në raportin e Dick Marty apo në hetimin e drejtuesve  të UÇK-së.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i bën thirrje Bashës që të dalë dhe të flasë vetë për akuzat, duke i kujtuar se ai vetë ka bërë rolin që i takon, duke i kërkuar të sqarojë publikisht rolin e tij.

“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t'i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!

Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t'i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s'këputet!”- shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1328425256273522691

Në përgjigje të kryeministrit, ka reaguar kryedemokrati Basha, i cili shprehet se “ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra”.

“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.

Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!” (A2 Televizion)

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1328433145197322240

A2 CNN Livestream

Latest Videos