Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përdorë një metaforë futbollistike për të përshkruar në mënyre ironike vendimin e opozitës për të djegur mandatet.
Në një postim në Twitter kryeministri thotë se “Ky Juventusi s'durohet më! Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha. Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para! Ndryshe s'ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”.
Vetë kryeministri shqiptar ka deklaruar në shumë raste pasionin e tij për ekipin italian. (A2 Televizion)