Rama: E dimë që kemi probleme, por Ballkani Perëndimor është i domosdoshëm për BE

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 10:44 | Politikë
Rama: E dimë që kemi probleme, por Ballkani Perëndimor

Në një konferencë të përbashkët ministrat e Drejtësisë së Ballkanit, Kryeministri Edi Rama i bëri edhe një herë thirrje vendeve të BE që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë. “E di që ne kemi probleme madhore ende për të zgjidhur, sepse problemi thelbësor është ndërtimi dhe fuqizimi i institucioneve”, tha Rama. “Ku është shpërblimi për punën tonë? Nga 3 kushte u bënë 9 dhe 99. Nuk duam të bezdisim BE, po kërkojmë recetë për ndërtimin e institucioneve”.

https://a2news.com/2019/10/03/rama-sot-nuk-do-te-futeshin-dot-ne-be-vende-tashme-anetare-qe-kane-dale-nga-perandoria-komuniste/

Kryeministri tha se ka politikanë europianë që nuk e dinë se Ballkani perëndimor është praktikisht brenda BE, nga ana gjeografike. “Ne jemi të ndarë nga një kufi i cili gjendet gjithandej rreth nesh dhe jam i sigurt që 99% e deputetëve në parlamentet kombëtare nuk e kuptojnë që Ballkani perëndimor nuk është i rrethuar nga vende të BE, mendojnë se Ballkani perëndimor është mes Greqisë dhe Turqisë. A mund të mbash veshkën në xhep? A mund të funksionojë një organizëm i tillë? Pikësëpari ko është çështje sigurie. Ballkani perëndimor është i domosdoshëm për BE, po aq sa BE është e domosdoshme për ne, por për arsye të ndryshme”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/02/qendrimi-i-holandes-rutte-per-shqiperine-mungesa-e-perparimit-na-shqeteson/

A2 CNN Livestream

Latest Videos