
Kryeministri Rama do të udhëtojë sot drejt Brukselit ku në mbrëmje pritet të takohet në një darkë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Në fokus të këtij takimi – shpjegoi Rama në Facebook – është përsëri Konferenca e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e Presidentes”.
Për të njëjtin qëllim, Rama ishte dje në Berlin ku u takua me kancelaren Merkel, e cila konfirmoi prezencën e Gjermanisë në Konferncën e Donatorëve.
Ndërkohë, po në Bruksel, është sot edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili do të marrë pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. (A2 Televizion)