Shengeni Ballkanik, Rama: Kancelarja Merkel, në krahun tonë

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 12:30 | Politikë
Shengeni Ballkanik, Rama: Kancelarja Merkel, në krahun tonë

Pas takimit me kancelaren Merkel, kryeministri shqiptar Edi Rama nuk i rezistoi një deklarate në rrjetet sociale për Shengenin Ballkanik, projekti që e ka vënë në pozita diametralisht të kundërta me faktorin politik të Kosovës.

Mora të gjithë mbështetjen e Merkel, u shpreh Rama duke iu përgjigjur akuzave se kërkon të zëvendësojë projektin e integrimit në BE, me atë të Shengenit Ballkanik.

“Kancelarja e përsëriti qëndrimin e saj të nismës sonë për Shengenin rajonal dhe u interesua për ecurinë dhe për kundërshtitë ndaj kësaj nisme. Duke iu referuar hapave më të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për linjën ajrore dhe hekurudhore, ishim në një mendje se këto rezultate duhet t’u shërbejnë të gjithëve për të kuptuar se fryma e procesit të Berlinit dhe hedhja e hapave konkretë në përkthimin e kësaj frymë në vendime të përbashkëta të të gjitha vendeve për lehtësimin e lirisë njerëzve dhe mallrave dhe shërbimeve. Kjo është rruga e vetme dhe e duhur drejt të ardhmes europiane dhe rritjes së mëtejshme të mirëqenies në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos