Rama i përgjigjet Bashës: O njish! Je i pandehur për qindra mijëra euro ruse

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 22:13 | Politikë
Rama i përgjigjet Bashës: O njish! Je i pandehur për qindra

Pas deklaratës së kreut opozitar Lulzim Basha, nuk mungon reagimi përmes rrjeteve sociale të kryeministrit Rama.

https://a2news.com/2019/06/25/basha-fati-i-rames-me-i-keq-se-i-ramiz-alise-nuk-do-te-shpetoje-regjimin/

“Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindra mijëra euro ruse a dreqi e di ç ’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.

Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë”, shkruan kryeministri i vendit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos