
Kryeministri Rama gjatë inspektimeve të procesit të rindërtimit në Laç, deklaroi se lagjja e re e qytetit do të jete në një standard europian dhe do të plotësojë të gjitha kushtet e banorëve.
“Kjo do të jetë lagja e re më e bukur e Shqipërisë, e ndërtuar nga fillimi në fund”, tha Rama.
“Lagjja është mirëorganizuar dhe qytetarët që do të strehohen këtu do të kenë të gjitha hapësirat që ju nevojiten për të jetuar, me parqe, parkime, qendër tregtare, njësi shërbimi, etj. Do të jetë si një qytet i vogël brenda qytetit. Paralelisht, kësaj lagjeje i shtohet bashkia e re, spitali. Janë hapur të gjithë kantieret e infrastrukturës të zonës 1, 2. Kjo është një nga pjesët kryesore të qytetit ku ka mbaruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza dhe ujësjellësi i qytetit dhe pritet për t’i dhënë vetëm shtresën përfundimtare të asfaltit” – u shpreh kryebashkiakja Majlinda Cara.
Ndërtuesit turq i premtuan kryeministrit se brenda muajit maj, të gjitha karabinatë do të jenë të përfunduara.
“Nga Turqia po vjen edhe baza materiale, për të siguruar një pjesë të mobilimit të apartamenteve”, tha Cara. (A2 Televizion)