Rama konfirmon praninë në samitin e BE-së për Integrimin: Do të kërkojmë të dëgjohemi për Ballkanin e Hapur

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 12:20 | Politikë
Rama konfirmon praninë në samitin e BE-së për Integrimin: Do

Pas deklaratës së liderit të opozitës bullgare, Boiko Borisov, i cili shprehu mbështetjen lidhur me propozimin francez për t’i hapur rrugën çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama konfirmon praninë në samitin e BE-së për Integrimin, por thekson se është herët për të qenë optimistë. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare tha se “ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë për Ballkanin e Hapur".

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm, ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Kovaçeski bënë presion me bojkot në samitin e BE-së për integrimin, i cili do të mbahet nesër në Bruksel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos