Rama mbërrin në Azerbajxhan, takim kokë me kokë me presidentin. Të premten niset në Turqi

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 13:02 | Politikë
Rama mbërrin në Azerbajxhan, takim kokë me kokë me

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, pas vizitës në Gjermani ku u takua me kancelarin Olaf Scholz. Kreu i qeverisë shqiptare ka mbërritur në Azerbajxhan ku do të zhvillojë takim “kokë më kokë” me presidentin e vendit, Ilham Aliyev. Rama do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Sahiba Gafarova, si edhe me kryeministrin Ali Asadov.

Të premten, Rama do të niset për në Stamboll të Turqisë ku do të takohet me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”, një kompani që ka në fokus kërkimin shkencor dhe teknologjik.

Agjenda e kryeministrit Edi Rama në Azerbajxhan dhe në Turqi

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

16.00 – Vizitë në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos