Rama, mesazh për Ukrainën nga samiti i BE

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 09:50 | Politikë
Rama, mesazh për Ukrainën nga samiti i BE

Kryeministri Edi Rama, duke folur për mediat në nisje të Samitit të Bashkimit Europian, deklaroi se Ballkani i Hapur është përgjigjja e vërtetë në këtë situatë ku ndodhet vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut.

“Procesi i anëtarësimit do të vazhdojë, por shpirti europian do të krijohet në rajonin tonë dhe ne nuk do të presim Europën që ta bëjë këtë”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri pati një mesazh edhe për Ukrainën, që sot mund të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian.

https://a2news.com/2022/06/23/michel-moment-vendimtar-do-ti-japim-statusin-kandidat-ukraines-dhe-moldavise/

“Maqedonia e Veriut është kandidate prej 18 vitesh, Shqipëria është prej 8 vitesh. Hapja për Ukrainën është një lëvizje e mirë, por dua të them se njerëzit e Ukrainës nuk duhet të mbajnë shumë shpresa”, theksoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos