Peka: Administrata Trump s’ka punuar për midterm-in, por për zgjedhjet e 2028-ës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 20:49 | Bota

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka komentuar zhvillimet politike në SHBA dhe ndikimin e politikave të administratës Trump në zgjedhjet e mesmandatit.

Sipas tij, pavarësisht pakënaqësive dhe gabimeve në politikën e brendshme dhe atë të jashtme, administrata amerikane nuk e ka pasur si objektiv kryesor rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, por ka hedhur themelet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Duke folur në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN, Peka u shpreh se logjika e veprimeve të Trumpit lidhet me ndërmarrjen e masave drastike që administrata synon të japin rezultate në fund të mandatit.

Ai theksoi se dy vite janë një periudhë e pamjaftueshme për të vlerësuar efektet e reformave të mëdha, por pranoi se politika e tarifave ka ndikuar në rritjen e çmimeve dhe inflacionit, duke sjellë pasoja për qytetarët amerikanë.

“Pavarësisht disfatës apo pakënaqësisë, pasi nëse gjërat kanë vajtur ashtu siç janë nisur, pavarësisht se ka pasur gabime në politikën e brendshme, por edhe në atë të jashtme, kjo administratë s’ka punuar për midterm-in, por ka hedhur shtratin për zgjedhjet e 2028-ës. Se si shkohet deri atje është herët për të parashikuar, por logjika e veprimeve është që ndërmerr masa drastike, që përkohësisht janë edhe të dhimbshme, në mënyrë që efektet të shikohen në fund të mandatit. Gjithmonë kur merren reforma të mëdha, dy vjet janë të pamjaftueshme për të parë mandatin. Por është pranuar që politika e tarifave ka rritur çmimet, inflacionin, dhe jep efekt për zgjedhjet. Është evidente që lufta në Ukrainë, keqmenaxhimi i luftës me Iranin, kanë efekte të brendshme dhe të jashtme, që ndikojnë drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e çmimeve. A do të vazhdojë kjo panorama edhe dy vitet e ardhshme? Ky është bast.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos