Rama nderon kancelaren me “Ylli i Mirënjohjes Publike”, Merkel: Kënaqësi të punoja me ju

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 13:23 | Politikë
Rama nderon kancelaren me “Ylli i Mirënjohjes Publike”, Merkel:

Kryeministri Edi Rama ka nderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Duke shprehu kënaqësinë e veçantë ta nderonte në emër të Shqipërisë, Rama tha se ky ishte një detyrim ndaj kancelares.

"Ky është ylli i mirënjohjes dhe ky këtu është simboli i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, i cili e mbrojti Shqipërinë nga pushtimi dhe u mbiquajt edhe “atleti i Krishtit”, si mbrojtës i krishtërimit. Kështu që mendoj se ju detyrohemi për këtë. Nuk do të mbaj fjalim këtu, se di që ju nuk para i duroni ceremonitë, ndaj vetëm le të mjaftohemi me foton", u shpreh Rama.

Nga ana e saj, kancelarja gjermane tha se ndihet e vlerësuar dhe vlerësoi bashkëpunimin me kryeministrin shqiptar.

"Ju faleminderit shumë, jam e vetëdijshme se është një nder i madh dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja së bashku me ju", tha Merkel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos