Rama në banesën e dëmtuar nga tërmeti: Duhet të largoheni përkohësisht

Nga A2 CNN
22 Shtator 2019, 18:20 | Aktualitet
Rama në banesën e dëmtuar nga tërmeti: Duhet të

Kryeministri Rama vizitoi pasditen e të dielës disa familje, banesa e të cilave ishte dëmtuar si pasojë e tërmetit të së shtunës.

Familjet kishin refuzuar të lironin banesat, tavani i të cilave ishte dëmtuar si pasojë e tërmetit. Kryeministri Rama u bëri thirrje banorëve të lironin banesat dhe të pranonin për t’u zhvendosur përkohësisht në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës.

Në godinën e dëmtuar, e cila i përket Njësisë Administrative 7 në Kryeqytet, jetojnë 3 familje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos